Telegrafi

Pas lirimit nga spitali, Trump për herë të parë i drejtohet përkrahësve nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë: Po ndihem mirë

Presidenti amerikan Donald Trump, për herë të parë është shfaqur në publik pas daljes nga spitali ku kishte shkuar për t’u trajtuar kundër COVID-19.

“Po ndihem shumë mirë”, ka thënë Trump nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, ku përkrahësit e tij mbanin transparentin e tubimit “Protestë paqësore për rend dhe ligj”, transmeton Telegrafi.

Ai porositi nga tarraca se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme për përdorim “shumë shpejtë”.

Ai hoqi maskën dhe iu drejtuar përkrahësve të tij, në anën tjetër Shtëpia e Bardhë ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse Trump është ende pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/