Telegrafi

Pas lirimit nga paraburgimi, Fero publikon video duke dëgjuar ilahi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, ditën e djeshme (e enjte) u bë e ditur se u lirua nga paraburgimi.

Këngëtarit gjilanas iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi u dyshua për sulm fizik dhe kanosje ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

I njëjti pak javë më i parë i reagoi Arbenitës duke i thënë që të mos viktimizohet dhe se për këtë do të shihen në gjyq.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai së fundmi ka shpërndarë disa video në InstaStory, ku shfaqet nga makina e tij duke dëgjuar ilahi.

Lexo po ashtu Fero lirohet nga paraburgimi?

Ilahitë përndryshe janë këngë me motive fetare, larg asaj që interpreton e sjell Fero për fansat dhe publikun.

Foto: Screenshot/Instagram

Feronit Shabani (emri i vërtetë) dhe modelja nga Kumanova janë të martuar që disa vite.

Ata kanë jetuar në qytetin e Gjilanit dhe ndajnë bashkë një vajzë të vogël të quajtur, Nina. /Telegrafi/