Site icon Telegrafi

Pas lindjes së vajzës, Mozzik dhe Loredana marrin vendim të rikthehen sërish në Kosovë

Foto: Mozzik/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Mozzik dhe Loredana Zefi, këto ditë kanë qenë shumë të diskutuar në media.

Të martën, ata u bënë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Hana.

Duket se ardhja në jetë e vajzës, i ka bërë shumë të lumtur dhe plotësuar dyshen, që prej kohësh ishin zhvendosur në perëndim.

Megjithatë, lindja e Hanës i ka shtyrë ata që të marrin një vendim, i cili do të jetë zhvendosja në Kosovë, përkatësisht në qytetin e tyre të lindjes, në Ferizaj.

Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale, ndërsa janë shprehur të lumtur që më në fund do të kthehen.

Loredana shprehet e lumtur që po rikthehet në Kosovë (Foto: Loredana/InstaStory)

Mozzik ka treguar se do t’i rikthehet muzikës me disa projekte muzikore, njashtu do të fillojnë edhe me koncerte.

Lexo po ashtu "Një nënë dhe një baba i lumtur", Mozzik publikon fotografinë më të bukur gjatë shtatzënisë së Loredanës

Madje koncertin e tyre të parë do ta fillojnë më 29 dhjetor, në Ferizaj, ndërsa shprehen të gatshëm për të performuar në çdo vend tjetër.

“Pas pauzës të koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës..Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam qdo gjë ! Ferizaj m’ka marr malli me knu gjithë natën hite. Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova a po shtet tjetër. Shihemi me datë 29.12.2018 në klubin Diamonds në qytetin Ferizaj/Kosovë ! Ju dua “, ka shkruar Mozzik në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version