Muaj më parë është bërë nënë për herë të parë dhe ky fakt e ka bërë edhe më të lumtur.
Irina Shayk ka pohuar për mediat e huaja se nuk ka mbajtur dietë pas sjelljes në jetë të vajzës, Lea De Seine.
Bashkëshortja e aktorit hollivudian, Bradley Cooper, pohoi se nuk besonte në dieta dhe për këtë kishte marrë masa për humbjen e kilogramëve në mënyrë natyrale.
“Nëse dëshironi të hani një hamburger apo pizza, duhet ta bëni. Ky është sekreti, vetëm shijoni jetën tuaj. Njohja e balancës midis të ngrënit dhe punës ju ndihmon gjithmonë”, tha 32-vjeçarja për Entertainment Tonight.
Modelja e agjencisë “Victoria’s Secret” solli 13 muaj më parë në jetë vajzën dhe menjëherë pas lindjes trupi dukej perfekt.
Ndryshe, Irina nuk dihet nëse do t’iu rikthehet pasaraleve botërore ndërsa aktorin do ta shohim në filma të ri hollivudian. /Telegrafi/