Telegrafi

Pas Linda Halimit, edhe Jonida Maliqi akuzon RTSH-në për borxh

Foto: Getty Images/Guliver

Këtë vit Shqipëria u përfaqësua denjësisht në “Eurovision” nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”.

Ajo u rendit e shtatëmbëdhjeta në natën finale, teksa pati një interpretim të shkëlqyer në skenën e madhe të Tel Avivit.

Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Në një intervistë të fundit, të dhënë për emisionin “Treshat”, këngëtarja ka folur rreth eksperiencës në “Eurovision”, duke cituar faktin se RTSH mund të ketë ende detyrime ndaj saj.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, ka thënë Jonida Maliqi.

Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Duke mos qenë e vetmja me një deklaratë tillë, kohë më parë edhe artistja Linda Halimi kishte pohuar të njëjtën gjë.

Përmes një pyetësori të parashtruar nga fansat në InstaStory, këngëtarja nga Vitia kishte thënë se nuk e di nëse do të rikthehet ndonjëherë në festivalet shqiptare apo jo, kjo ngase RTSH ende i ka borxh asaj.

Foto: Linda Halimi/InstaStory

“Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh, kështu që s’besoj”, ishte përgjigjur Linda Halimi në InstaStory.

Ndërkohë, Radio Televisioni Shqiptar nuk kanë dalë me një deklaratë lidhur rreth kësaj çështje, nëse kanë apo jo detyrime financiare ndaj artistëve përfaqësues të Shqipërisë ndër vite në “Eurovision”. /Telegrafi/