Site icon Telegrafi

Pas letrës së Amerikës, takohen liderët shtetëror

Letra e SHBA-ve ku kërkohej pezullimi i menjëhershëm i taksës ndaj Serbisë, ka bërë që liderët e shtetit të mblidhen sonte në një takim.

Takimi po mbahet në një nga restorantet në qendër të Prishtinës.

Nga takimi është parë të kenë dalur presidenti Thaçi, por edhe dy zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Asnjëri prej tyre deri më tani nuk kanë pranuar të flasë për media.

Lexo po ashtu Letër e ashpër nga SHBA-të për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

Sipas raportimeve, pjesëmarrës në takim është edhe kryeministri Haradinaj dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Takimi vjen disa orë pas letrës së dërguar nga zyrtarë të lartë të Amerikës, ku thuhej se nëse taksa nuk pezullohet, raportet Kosovë-Amerikë nuk do të jenë si dikur.

Ndonëse, takimi sontëm në një restorant të Prishtinës u pa si një takim pas letrës nga zyrtarët amerikan, bëhet e ditur se darka në Restorantin ‘Tiffany’ ishte orgaizuar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në kuadër të shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në këtë darkë ishin ftuar krerët e shtetit dhe minsitra e zëvendësministra të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version