Skuadra italiane Milan ka marrë një lajm të keq me lëndimin e kapitenit Ricardo Montolivo.
Por ‘Rossonerët’ tani janë pajtuar me fatin dhe do të mbetën pas mesfushorin për gjashtë muajt e ardhshëm.
Gjithsesi trajneri Vincenzo Montella nuk ka humbur kohë dhe ka caktuar kapitenin e ri të skuadrës.
Mbrojtësi Ignazio Abate është kapiteni i ri i Milanit deri në kthimin nga lëndimi të Ricardo Montolivos.
Abate është pjesë e Milanit që një kohë të gjatë dhe ai deri më tani ka luajtur mbi 200 ndeshje me kuqezinjtë. /Telegrafi/