Telegrafi

Pas largimit të marzhës tregtare, ja për sa denarë u shtrenjtuan produktet ushqimore

Rritja e çmimeve pas përfundimit të masave anti-krizë ka shqetësuar dukshëm qytetarët, duke i prekur direkt në të ardhurat e tyre që i sigurojnë nga pagat mujore në Maqedoni.

Sipas një analize të publikuar nga cenometar.mk, në rrjetet e marketeve janë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve bazë të ushqimit.

Sipas analizës, çmimi i vajit për gatim është rritur për 20-25 denarë, sheqerit për 5-8 denarë, miellit për 6-9 denarë, qumështit për 6-9 denarë, orizit për 5-7 denarë, fasules për 5-10 denarë dhe birrës për 5-10 denarë.

Çmimet e këtilla pritet të rrisin edhe më shumë nflacionin në vend.

Ndryshe, rritja graduale e çmimeve në vend vjen pas largimit të marzhës tregtare e cila ishte vendosur si masë mbrojtëse nga Qeveria.

Përveç rritjes së çmimeve të produkteve bazë të ushqimit, largimi i marzhës tregtare ka bërë që të rriten edhe çmimet e karburanteve.