Site icon Telegrafi

Pas largimit të djalit të legjendës Fadil Vokrri, Agim Ademi: Gramozi nuk pranoi të punojë në FFK

Agim Ademi ka komentuar raportimet e fundit se e largoi prej punës djalin e legjendës së ndjerë të futbollit, Fadil Vokrrit.

Gramoz Vokrri kishte nisur të punojë në Federatën e Futbollit të Kosovës, aty ku për disa vjet ishte president i ati, Fadili.

I pari i tanishëm i FFK-së pohoi se i ofroi vazhdimin e kontratës Gramozit, por i njëjti nuk ka pranuar.

Fadil Vokrri dhe Gramozi

Ademi ka pranuar se Gramozi nuk ka përvojë në futboll, por është punësuar për arsye që dihen botërisht.

“E ka të hapur derën për të ardhur në federatë të futbollit, jo për shkak të përvojës që ka, por fillimisht si djali i legjendës Fadil Vokrri, por edhe si një djalë i rritur në Evropë që mund të jap kontribut”, deklaroi Ademi.

“Ne i kemi ofruar një kontratë, por nuk ka pranuar ta nënshkruajë”, u shpreh Ademi.

Ndryshe, Agimi ishte zgjedhur president i shtëpisë më të madhe të futbollit të Kosovës vetëm disa ditë pas vdekjes së Vokrrit. /Telegrafi/

Exit mobile version