Telegrafi

Pas largimit nga “One Direction”, Zayn Malik nuk ruan raporte të mira as me Louis Tomlinsonin

Louis Tomlinson dhe Zayn Malik duket se nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Gjatë një paraqitjeje në “Zach Sang Show” të mërkurën, Tomlinson zbuloi se ai dhe ish-shoku i tij i grupit “One Direction” nuk janë pajtuar që nga mosmarrëveshja e tyre gati shtatë vjet më parë.

Kur u pyet nëse ishte ende shok me këngëtarin e “Pillowtalk”, Louis tha: “Duhet ta pyesni atë”.

Foto: Getty Images

“Mund të jem i gabuar, por besoj se thashë, kur më bëre një pyetje të ngjashme [herën e fundit]… Besoj se thashë se nuk mendoj se jam mjaft i pjekur për të kapërcyer atë që më frustron në atë marrëdhënie”, vazhdoi 30-vjeçari.

Në vitin 2015, dyshja u grindën në Twitter pasi Malik u largua nga “One Direction”.

Lexo po ashtu Dikur miq të ngushtë, Liam Payne thotë se ka shumë arsye se përse nuk e pëlqen Zayn Malik

Edhe pse Tomlinson pretendon se është ‘përpjekur të kontaktojë’ me Malik, ata duket se nuk kanë folur që nga grindjet publike.

Louis Tomlinson (Foto: Getty Images)

“Ka pasur shumë raste gjatë dy viteve të fundit kur kam menduar për të dhe kam shpresuar se ai është mirë”, vazhdoi këngëtari i “Bigger Than Me”.

“Por është e vështirë”, theksoi tutje. “Patjetër që i uroj atij më të mirën”.

Edhe në mes të mosmarrëveshjeve të tyre, Tomlinson shpreson se ata mund të rregullojnë marrëdhënien e tyre një ditë.

Zayn Malik (Foto: Getty Images)

Rezulton se Tomlinson nuk ishte i vetmi shok i grupit që kishte mosmarrëveshje me këngëtarin “I Don’t Want to Live Forever”.

Ai duket se nuk ruan raporte të mira edhe me Liam Payne. /Telegrafi/