Telegrafi

Pas lansimit të raketës që fluturoi mbi Japoni, Koreja e Jugut i kundërpërgjigjet Koresë së Veriut duke hedhur bomba pranë kufirit (Video)

Pas lansimit të raketës gjigante nga ana e Koresë së Veriut që fluturoi mbi Japoninë, Koreja e Jugut i është kundërpërgjigjur duke hedhur disa bomba pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Ky veprim vjen si paralajmërim që të mos ndërmarrin ndonjë sulm të mundshëm kundër tyre apo Japonisë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur dy aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut hedhin nga dy bomba në një zonë malore pranë kufirit me Korenë e Veriut, veprim ky me të cilin dëshiron t’i tregoj muskujt dhe t’ia bëjë me dije liderit suprem Kim Jong-un se nuk do të rri duarkryq.

Lexo po ashtu Momenti kur Koreja e Veriut lanson raketën e cila fluturon mbi Japoni (Foto/Video)

Ndërkaq, pas lansimit të raketës nga Koreja e Veriut, autoritetet japoneze u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i frekuentojnë shumë rrugët e qyteteve të tyre, dhe të bëhen gati për strehim në rast të ndonjë sulmi.

Raketa e lansuar nga Koreja e Veriut kishte rënë në ujërat e Oqeanit Paqësor, ndërsa fluturimi mbi Japoni ka alarmuar edhe gjithë botën, që kanë bërë thirrje për paqe. /Telegrafi/