Site icon Telegrafi

Pas lajmit të mirë për të ardhmen e saj, vajza nga Kosova e gjeti vdekjen nga një shofer plak

19-vjeçarja Imzela M, mbylli jetën e saj tragjikisht, kur u përplas fort nga një automjet. Makina drejtohej nga një pensionist 78-vjeçar, teksa vajza ecte si këmbësore disa metra larg banesës së saj.

E reja sapo kishte marrë certifikatën për të punuar si asistente në një farmaci në Lozanë.

“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur”, thotë një mik i saj për gazetën e njohur zvicerane “Blic”.

“Ajo ishte shumë e lumtur, pasi kishte kryer stazhin”, thotë ai, duke shtuar “se ajo po punonte për t’u diplomuar”.

Lule dhe qirinj u vendosën në vendin ku humbi jetën e reja.

Exit mobile version