Newcastle United ka konfirmuar se është në bisedime me Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan për ta shitur klubin në një shumë prej afro 379 milionë eurosh.
SunSport mëson se marrëveshjet janë nënshkruar para pak ditësh në mes të Ashleyt dhe miliarderit Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan.
Por, sipas Chronicle, Newcastle është duke ngurruar të arrijë marrëveshje në disa detaje të shitjes së klubit, duke mos preferuar që të zbulojë gjëra të tjera.
👀👀👀👀 it's happening announce Messi!
— Cass (@JamesCassidy16) May 27, 2019
Sidoqoftë, klubi ka konfirmuar se është duke i zhvilluar bisedimet me shefat e ST James Park dhe Sheikh Khaled, kushëriri i pronarit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.
Në ndërkohë, tifozët e Newcastle i janë gëzuar shumë lajmit se klubi është shumë afër të shitet te sheikët, duke kërkuar që ta blejnë madje një lojtar si Lionel Messi.
“Është duke ndodhur, prezantojeni Messin!”, ka shkruar një tifoz i Newcastles në Twitter; “E dija, një marrëveshje e tillë do të ndodhte herët apo vonë, duke mos e bërë të madhe në media. Gjërat po ndodhin më herët se sa që pritej”, ka shkruar një tjetër tifoz./Telegrafi/