Telegrafi

Pas lajmit për përsëritjen e balotazhit në Prishtinë, reagon Abrashi

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, ka reaguar pas që zëdhënësi i komunës së Prishtinës ka thënë se është “fake news” lajmi se Komisioni i Venedikut ka rekomanduar që të përsëritet balotazhi në Prishtinë, mes kryetarit aktual Shpend Ahmetit të PSD-së dhe kundër kandidati nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi ka thënë se mirëpret rekomandimin e Forumit të Venecias, rreth kërkesës kushtetuese për përsëritjen e balotazhit për kryetar të Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës reagon ndaj mundësisë për përsëritje të balotazhit

“Shpresoj në vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dihet kush merret me fakenews, dihet kush hap qindra profile të rreme në FB, dihet kush po bënë ç’mos të mbet në pushtet”, ka shkruar Abrashi nw Facebook.

Ndryshe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka mohuar këtë, duke e quajtur edhe presion të LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“LDK me ‘fake news’, po i bën presion Gjykatës Kushtetuese. Lajmi për mendimin e Komisionit të Venedikut për balotazhin në Prishtinë është i pavërtetë. Është spekulim mediatik, si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, i sponzorizuar nga LDK e cila po vazhdon të sheh ëndrra fushate. Kjo tashmë u konfirmua. Do të ishte mirë që LDK të këndellet, të sheh kah e ardhmja, sado plagë që mund t’i ketë lënë e kaluara dhe veçanërisht humbja e Prishtinës”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/