Site icon Telegrafi

Pas Kuvendit edhe Qeveria dënon ashpër ndalimin e deputetit Petroviq në Merdare

Pas Kuvendit edhe Qeveria e Kosovës, ka reaguar për ndalimin e deputetit Slobodan Petroviq, në vendkalimin kufitar në Merdare.

Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe.

Lexo po ashtu Xhandarmëria serbe ndalon në kufi deputetin nga Kosova, reagon Kuvendi

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa patolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Exit mobile version