Site icon Telegrafi

Pas kufizimit të hapësirës, deputetet e PDK-së heqin shiritin e vendosur për media në ballkonin e Kuvendit

Deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi sot kanë hequr shiritin i cili ishte i vendosur një ditë më parë nga administrata e Kuvendit të Kosovës në hapësirën ku qëndrojnë mediat.

Kjo hapësirë është shfrytëzuar nga kameramanët, gazetarët dhe fotografët që të raportojnë për seancat e Kuvendit të Kosovës.

Lexo po ashtu Pas kufizimit të hapësirës, mediat bojkotojnë seancën e Kuvendit të Kosovës

Pas kufizimit të hapësirës së punës për mediet në Kuvend, të enjten reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK ka thënë se e kundërshton këtë veprim të Kuvendit të Kosovës.

“Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës. Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi”, thuhej në reagimin e AGK-së.

Ndryshe, ky shirit ishte vendosur një ditë më parë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës nga administrata. /Telegrafi/

 

Exit mobile version