Gjatë një interviste të fundit me CNN, Vinicius Junior i bëri thirrje Spanjës që të bëjë më shumë në luftën e saj kundër racizmit. Si pjesë e kësaj, sulmuesi i Real Madrid deklaroi gjithashtu se vendi duhet të humbasë të drejtat e tij për të pritur Kupën e Botës 2030 nëse nuk bëhet përparim i mjaftueshëm në përgatitjen e turneut.
Dani Carvajal iu përgjigj shokut të tij të klubit të mërkurën, ashtu sikurse iu përgjigj edhe kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida, i cili i kërkoi të kërkoj falje për komentet.
Në më pak se 24 orë pas këtyre kritikave, ishte Qeveria e Spanjës e cila ka thënë fjalën e saj.
Fernando Grande-Marlaska, i cili është Ministër i Brendshëm, hodhi poshtë sugjerimet se Spanja është një vend racist. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin e tij për numrin e incidenteve që ndodhin në mjedisin sportiv.
“In the field of sport, we are concerned. We continue to work on the new instruction issued by the Secretary of State for Security to further clarify the role of the security coordinator within his competences.”
– Fernando Grande-Marlaska, Spain’s Minister of the Interior. pic.twitter.com/2ij0YMNBtv
— Football España (@footballespana_) September 5, 2024
“E vetmja gjë që duhet të them është se vendi ynë është një vend ku respekti për diversitetin është pjesë e ADN-së sonë dhe, rrjedhimisht, lufta jonë efektive dhe e drejtpërdrejtë kundër çdo sjelljeje diskriminuese”.
“Në fushën e sportit jemi të shqetësuar. Ne vazhdojmë të punojmë për udhëzimin e ri të nxjerrë nga Sekretari i Shtetit për Sigurinë për të qartësuar më tej rolin e koordinatorit të sigurisë brenda kompetencave të tij”, ka thënë Grande-Marlaska. /Telegrafi/