Site icon Telegrafi

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

Dy ditë pas vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Prizren, menaxhementi i “Abi Çarshisë”, ka vendosur që këtë shtatore ta largojnë dhe ta dërgojnë për rimodelim.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Berrina Sharri, zëvendës-menaxhere e qendrës tregtare.

“Mund të ju konfirmojë se shtatorja do të largohet gjatë kësaj jave dhe do të dërgohet për tu rimodeluar”, tha ajo.

Shtatorja e komandantit Adem Jashari në Abi Çarshia ishte vendosur ditën e shtunë më 28 Nëntor.

Lexo po ashtu Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në "Abi Çarshia" të Prizrenit

Në  manifestim kishin marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version