Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone kanë mbajtur në privatësi të plotë për një kohë të gjatë marrëdhënien e tyre, por modelja së fundi ka folur tashmë pasi ishte kritikuar për lidhjen, e cila ka dallime të mëdha në vite.
Bukuroshja 22-vjeçare Morrone ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart duke shkruar “Kjo lloj dashurie”.
Duke supozuar se ajo e krahasoi romancën e saj me 44-vjeçarin DiCaprio, shumë filluan të shkruajnë komente negative.
“Ai do të largohet nga ju deri në moshën 25-vjeçare” ose “Leo dëshiron vetëm trupin tuaj” janë vetëm disa prej komenteve të fansave.
Kujtojmë, aktori i famshëm është i njohur për faktin se kurrë nuk ka dalë me një vajzë më të vjetër se 25-vjeçare.
Pas shumë kritikave, Morrone ka shkruar se “Kam lexuar disa nga komentet në Instagram dhe disa njerëz janë të mbrapshtë. Ata janë plot zemërim ndaj meje. Shpresoj që njerëzit të mësojnë të jetojnë me më pak urrejtje dhe ta drejtojnë kohën dhe interesimet e tyre diku tjetër, sepse jeta pa urrejtje është e bukur”.
Ndryshe, dyshja kohët e fundit është raportuar se romancën e tyre do ta kurorëzojnë me një martesë, e cila do të mbahet në fund të këtij viti. /Telegrafi/