Telegrafi

Pas kritikave për “Revival”, Eminemi lanson albumin “Kamikaze”

Ylli i muzikës rep, Eminem, pa asnjë paralajmërim e ka publikuar albumin e ri me titull, “Kamikaze”.

Albumi, i cili është realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt.

Ballina e albumit është frymëzuar nga grupi Beastie Boys, nga imazhi i albumit të tyre “Licenced to Ill”.

Lexo po ashtu Lajmet për Eminem

Eminem kishte bërë ndryshime në albumin paraprak, i cili mori shumë kritika nga fansat e tij.

Ai e kishte ndryshuar zërin në këngët e reja dhe kjo gjë konsiderohej atipike në raport me projektet e mëparshme.

Në këngët e reja, 45-vjeçari i adresohet presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin e kishte kritikuar edhe në një koncert të mëhershëm.

“Kamikaze” është albumi i dhjetë me radhë i reperit amerikan dhe është realizuar përmes Aftermath Entertainment, Shady Records, Interscope Records dhe Goliath Records. /Telegrafi/