Telegrafi

Pas Kosovës, basketbollistet e Turqisë U-20 fitojnë edhe ndaj Rumanisë

(Foto: basketbolli.com)

Në ditën e dytë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po zhvillohet në Prishtinë, janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante.

Turqia pasi ka mundur Kosovën të shtunën, mundi edhe Rumaninë me rezultat 80-69, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Vashat turke nga fillimi deri në fund kanë qenë në epërsi dhe shënuan fitore të merituar. Në këtë grup është edhe Kosova, që të hënën përballet me Rumaninë.

Bullgaria mundi Greqinë 64-58, në derbin e Ballkanit. Në takimet tjera, Kroacia ka mundur Izraelin me rezultat 58-49, kurse Irlanda ka mundur Britaninë e Madhe me rezultat 72-58.

Kampionati do të zgjasë deri më 11 gusht, kur zhvillohet finalja e madhe dhe ceremonia mbyllëse.