Pas Kosovës edhe Italia po i vjen në ndihmë Shqipërisë.
Siç raporton TopChannel, para pak minutave është ulur një helikopter nga Italia në stadiumin e Durrësit.
Po sipas tch, me helikopterin erdhën edhe disa ushtarë që do japin ndihmën e tyre në këtë situatë emergjente.
E marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 20:00 janë raportuar për 21 viktima dhe shumë të lënduar.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar të plagosurit e tërmetit në Spitalin e Traumës dhe ka folur për mediat, duke thënë se kjo ishte dita më e keqe për të gjithë kombin shqiptar.
Ai po ashtu ka përgëzuar të gjitha strukturat që kanë dhënë ndihmë në teren, për përpjekjet heroike të bluazve të bardha, të cilët pa pushim po punojnë për të shpëtuar jetën e të plagosurve. /Telegrafi/