Artistja e famshme irlandeze, SINEAD O’Connor, së fundmi u shfaq në një veshje tradicionale fetare pasi u kthye në Islam në muajin tetor.
Këngëtarja 52-vjeçare kishte veshur një hixhab të ndritshëm të kuq, ndërsa u shfaq në ‘RTE One’s The Late Late Show’ në Dublin mbrëmë.
Më herët gjatë ditës, ajo mbërriti në studio me djalin e saj, 15-vjeçarin Shane Lunny.
Gjatë ditës, ajo ishte veshur me stil më ndryshe, e që dukej mjaft e lumtur dhe e qetë në pantallona blu me një këmishë me rrip rreth belit.
Ajo e kompletoi këtë pamje me shaminë blu të errët.
Ndërkohë, pas konvertimit në Islam, Sinead ndërroi edhe emrin dhe tashmë ajo ka një emër të ri i cili është Shuhada Davitt.
Theksojmë që SINEAD O’Connor u bë më e famshme për publikun në saje të këngës së vitit 1990, “Nothing Compares 2 U”. /Telegrafi/