Telegrafi

Pas kontrolleve të njësisë speciale, disa të burgosur të Idrizovës kërkojnë ndihmë mjekësore

Dy të burgosur nga burgu i Idrizovës kanë kërkuar trajtim mjekësor pas kontrolleve nga njësia speciale. Jozyrtarisht bëhet fjalë për lëndime dhe janë dërguar me autoambulancë në spital mëngjesin e ditës së sotme.

Pas trajtimit nga mjekët, të burgosurit janë dërguar në burg.

Ende nuk janë bërë të ditura rezultatet e kontrollit, edhe pse kontrollet përfunduan mbrëmjen e djeshme.

Më parë, njësia speciale bllokoi të gjitha hyrje-daljet nga reparti dhe u vendosën bllokatorë për sinjale.

Një aksion vjen pasi u dogjën katër automjete të punonjësve në afat prej gjashtë muajve./Telegrafi/