Dy të burgosur nga burgu i Idrizovës kanë kërkuar trajtim mjekësor pas kontrolleve nga njësia speciale. Jozyrtarisht bëhet fjalë për lëndime dhe janë dërguar me autoambulancë në spital mëngjesin e ditës së sotme.
Pas trajtimit nga mjekët, të burgosurit janë dërguar në burg.
Ende nuk janë bërë të ditura rezultatet e kontrollit, edhe pse kontrollet përfunduan mbrëmjen e djeshme.
Më parë, njësia speciale bllokoi të gjitha hyrje-daljet nga reparti dhe u vendosën bllokatorë për sinjale.
Një aksion vjen pasi u dogjën katër automjete të punonjësve në afat prej gjashtë muajve./Telegrafi/