Telegrafi

Pas konsumit enorm të birrës, lëshohet me biçikletë nëpër shkallët lëvizëse (Video)

Një britanik, që kishte konsumuar shumë birrë në Oktoberfest të Munihut të Gjermanisë, është rrëzuar keq nëpër shkallët lëvizëse.

Megjithëse nuk mund të qëndronte si duhet, provoi të lëshohej teposhtë me biçikletë, duke rënë me kokë, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund t’ju tregoj emrin e tij, por ai është njeri me zemër të madhe, që trimërohet edhe më shumë gjatë festivalit të birrës”, shkruan në përshkrimin e rastit.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin dramatik të rrotullimit, ndërsa kërkohet të mos kryhen veprime të tilla, veçanërisht jo pas përdorimit të alkoolit. /Telegrafi/