Një vajzë e cila dikur ishte e varur nga ushqimi i shpejtë, ka zbuluar armën e fshehtë që i ndihmoi të krijoj linjat trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar.
Frances Carpenter kishte fituar plotë 146 kilogramë sapo mbushi 25-vjet, duke konsumuar në mënyrë të pakontrolluar ushqim të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Por, kur e kuptoi se anëtarët e familjes së saj po vdisnin si pasojë e mbipeshës, ajo vendosi të ndërroi mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës.
Tani 28-vjeçarja nga Riverside i Kalifornisë, ka pranuar se është dashur të bëjë diçka që të ndërrojë.
“Edhe pse i jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale me shpresë se do të më ndihmonte të ha më pak, prapë se prapë kjo nuk pati efekt, pasi gjithçka çfarë kishte në tavolinë dëshiroja ta fusja në gojë”, ka deklaruar Carpenter.
Pasi e kuptoi se mënyra e vetme që të dobësohet ishte të heq dorë nga ushqimi i shpejtë, ajo filloi të ushtroj çdo ditë në palestër dhe të ha ushqim të shëndetshëm.
Sot ajo peshon 85 kilogramë, ndërsa me linjat e saj trupore po i habit edhe të afërmit të cilët mezi po e njohin për shkak të transformimit. /Telegrafi/