Site icon Telegrafi

Pas konferencës për shtyp, edhe Prishtina mban seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është caktuar si arena e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës.

Fituesi i Kupës së vendit nga edicioni i kaluar, Prishtina, të hënën do të luajë përballë kampionit të Kosovës, Drita.

Si zakonisht, skuadrat i kanë bërë seancat e tyre stërvitore duke zbritur kështu në stadium për t’u stërvitur.

Lexo po ashtu Lajmet për FC Prishtina

Fillimisht, në stadium ka hyrë ekipi i Dritës për t’i kryer stërvitjet e fundit dhe pastaj lojtarët e Prishtinës.

Para seancës stërvitore, klubi kryeqytetas ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Trajneri Mirel Josa i ka dhënë pikëpamjet e tij për ndeshjen e Superkupës, si edhe ka folur për tema tjera lidhur me skuadrën e tij.

Ndeshja e Superkupës së Kosovës zhvillohet të hënën nga ora 20:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version