Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Lady Gaga, prej tash e më shumë se një viti ka shënuar suksese të njëpasnjëshme.
Ishte filmi “A star is born”, ai i cili bëri një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj, duke e kthyer në qendrën e vëmendjes, dhe duke marrë çmime të shumta në pothuajse të gjitha eventet më të njohura.
Lady Gaga vazhdon gjithashtu të jetë shumë aktive me koncerte të shumta anë e mbanë globit, duke preferuar të jetë sa më pranë fansave të saj.
Pas mbarimit të shfaqjes, këngëtarja ka treguar se bën një tretman të veçantë që e relakson dhe tashmë i është shndërruar në rutinë.
Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Lady Gaga, shfaqet në vaskë me copëza akulli, ku thotë se qëndron nga 5 deri në 10 minuta pas shfaqjes.
E menjëherë pas kësaj, ajo futet në një tjetër vaskë me ujë shumë të nxehtë, dhe qëndron 20 minuta.
“Rutina pas mbarimit të shfaqjes, banjë akulli për 5-10 minuta, banjë të nxehtë për 20 minuta, më pastaj kostum kompresimi të mbushur me pako akulli për 20 minuta”, ka shkruar Lady Gaga në Instagram.
Mesa duket, kjo është rutina që ajo praktikon për të qenë sa më në top formë dhe e shëndetshme. /Telegrafi/