Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, pas komenteve fyese që mori për shkak të peshës së saj, ka pozuar me krenari për numrin e ri të revistës Harper’s Bazaar.
Ajo ka pozuar e veshur me një bluzë dhe geta, ndërsa dukjen e kompletoi me grim që ia vinte në pah sytë dhe një model flokësh me balluke.
Paparacit e kishin fotografuar disa muaj më parë në plazhin e Rio De Janeiros, ndërsa në rrjetet sociale u bë shënjestër e ofendimeve nga përdoruesit për lënie të vetes pas.
Megjithatë, këngëtarja nuk u kushton vëmendje komenteve të tilla, ndërsa në një intervistë të mëparshme e ka konfirmuar lajmin se nuk është në një lidhje pas ndarjes nga ish i fejuari, muzikanti Evan Winiker.
Regjisori David Lynch e vlerësoi Lanan dhe gjithçka që bën artistja: “Ajo tregon një histori përmes muzikës së saj. Ajo ju udhëzon se si të mendoni dhe krijon një imazh të caktuar në kokën tuaj”. /Telegrafi/