Telegrafi

Pas kohës shtesë, Clippersat të fortë për Warriors

Stephen Curry (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors kanë pësuar humbje të papritur si mysafirë në Staples Center.

Kevin Durant (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Los Angeles Clippers para shikuesve të vetë u treguan më të mirë se ‘luftëtarët’ duke triumfuar me rezultat 121-116.

Në fakt, ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar pa fitues, gjë që është dashur të zhvillohen edhe pesë minuta për të mësuar fituesin, e ku në fund më sy qel u treguan basketbollistët vendas.

Basketbollisti më efikas ishe Lou Williams me 25 pikë gjersa dy më pak i realizoi Montrezl Harrel. Këta u ndihmuan edhe Shai Gilgeous-Alexander që realizoi 18 sosh.

Te Warriros më i miri në parket ishte Kevin Durant me ‘triple-double’ në saje të 11 kërcimeve, 10 asistimeve dhe 33 pikëve. Dy më pak i shënoi Klay Thompson, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 11 fitoreve dhe tre humbjeve gjersa për Los Angelesin ky ishte triumfi i tetë dhe ka pesë pësime.

Në takimin e radhës Warriors do të takohen me Atlanta Hawks gjersa Clipeprsat do të ballafaqohen me San Antonio Spurs. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Washington 117-109 Orlando

Miami 114 124 Philadelphia

Toronto 110 126 New Orleans

Chicago 98-103 Dallas

Memphis 88 96 Utah

Oklahoma City 118-101 Phoenix

Sacramento 104-99 San Antonio

Minnesota 120-113 Brooklyn