Site icon Telegrafi

Pas klipit nudo, Rihanna e vendosur ta pushtojë botën e modës (Foto/Video)

Rihanna ka treguar edhe njëherë se është e vendosur të pushtojë industrinë e modës, ashtu si edhe atë të muzikës, pasi pritet që brenda javës të publikojë bashkëpunimin e saj të dytë.

Këngëtarja 28-vjeçare ka lansuar koleksionin e saj të tretë për firmën e njohur “Stance”, për të cilën punon si drejtoresha kreative.

Ajo e ka kombinuar stilin e saj të rrugës, teksa pozon me një pamje romantike për të promovuar këtë koleksion.

Ndërkaq, gjatë ditës së mërkurë, Rihanna lansoi videon e re muzikore të këngës që mban titullin “Needed Me”, ku shfaqet nudo.

Exit mobile version