Sellma Kasumoviq konsiderohet si një ndër grimeret më të mira shqiptare.
Por, puna e artistes tonë ka kaluar edhe kufijtë dhe po bën nam gjithnjë e më tepër në botë.
E gjithë kjo në saje edhe të rrjeteve sociale, ku bota ka filluar të shndërrohet në një qytet të vetëm.
Pikërisht përmes rrjeteve sociale, puna e saj u ka pëlqyer edhe personazheve të njohura të modës dhe artit të makijazhit.
Theksojmë se muaj më parë puna e artistes së makijazhit i ka rënë në sy edhe të Kim Kardashianit, ku një prej kurimeve të Sellmës është publikuar edhe në faqen kozmetike të bukuroshes amerikano-armene, “KKW Beauty”.
Ndryshe, kujtojmë se me Sellmën punojnë pjesa më e madhe e yjeve të estradës sonë muzikore dhe filmike.