Kamera ka regjistruar momentin kur mjeti është përmbysur dhe pasagjeri pa rripin e sigurimit ka “fluturuar” rreth kabinës.
Një tjetër dëshmi se rripat e sigurimit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në rast aksidentesh dhe përmbysjeje është edhe video e aksidentit trafiku që është krijuar falë kamerës në automjet.
Në video shihen shoferi (me rripin e sigurimit) dhe pasagjeri (që nuk ka vendosur rripin e sigurimit).
Kur automjeti u përmbys, shoferi mbeti i ulur ndërsa pasagjeri ndjeu ligjet bazë të fizikës në lëkurën e tij. /Telegrafi/
Accidente visto desde el interior pic.twitter.com/90zG2p4QR7
— Solo Accidentes (@Soloaccidentes_) September 1, 2023