Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se ka vendosur të shtyjë seancat gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin nga data 13 deri më 15 shkurt.
Ky vendim erdhi pasi mbrojtja e Kadri Veselit, njërit prej të akuzuarve, depozitoi një kërkesë për shtyrje për shkak të vdekjes së avokatit të tij, Andrew Strong.
“Më 2 janar 2024, trupi gjykues e pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veselit dhe vendosi që seancat të lirohen nga data 12 deri më 15 shkurt. … Mbrojtja ka treguar një arsye të mirë për rregullim të orarit, për të siguruar që përgatitja për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm nuk ndikohet nga vdekja e papritur e bashkë-avokatit dhe rekrutimi i avokatit të ri.”
Avokati i ndjerë Andrew Strong ndërroi jetë më 11 dhjetor, duke lënë një boshllëk në ekipin ligjor të mbrojtjes dhe duke ndikuar në planifikimin e seancave gjyqësore.
Gjykata dhe mbrojtja do të punojnë së bashku për të përcaktuar një kalendar të ri të seancave, duke u përqendruar në sigurimin e një procesi të drejtë dhe efikas për të gjithë të përfshirët.
Thaҫi dhe të tjerët: anulohen katër seanca në shkurt sipas kërkesës së Mbrojtjes së Veselit #ÇështjaThaçidhetëtjerët #DhomateSpecializuaratëKosovës https://t.co/uZgeH7MFRz
— Dhomat e Specializuara të Kosovës (@Dhomat_e_Spec) January 2, 2024