Site icon Telegrafi

Pas kërkesës së gruas se nuk dëshiron të shoh gjëra të njëjta sa herë që del në dritare, burri nga Bosnja ndërton shtëpinë që sillet 360 shkallë

Një burrë nga Bosnja ka ndërruar një shtëpi që sillet 360 shkallë, e këtë e bëri në shenjë respekti për gruan e tij Lubica, e cila tha se dëshiron të zgjedh se çfarë dëshiron të shoh nga dritarja e dhomës.

Shtëpia rrotulluese në Srbac, qytezë në veri të Bosnjës, ishte dizajnuar dhe ndërtuar nga 72-vjeçari Vojin Kusic, i cili nuk kishte kurrfarë trajnimi arkitektural të përfunduar, transmeton Telegrafi.

E veshur me fasadë të gjelbër dhe kulm të metaltë, ajo mund të sillet 360 shkallë për të plotësuar kërkesat e gruas, e cila i kishte kërkuar se dëshiron të shoh gjëra të ndryshme sa herë që shikon nga dritarja.

“Pasi që u rritën fëmijët dhe morën përsipër biznesin familjar, gjeta kohë që të realizojë ëndrrën e kamotshme të gruas, që kërkonte të shihte gjëra të ndryshme sa herë që shikonte nga dritarja e dhomës së gjumit”, tha Vojin.

Shtëpia është e vendosur mbi një pllakë të çimentos dhe përdor motorët elektrik për ta vënë në lëvizje shtëpinë dhe rrotat e saj, që ishin përdorur për mjete transportuese ushtarake.

Madje shtëpia mund të sillet plotësisht për vetëm 22 sekonda, por ajo mund të programohet që ky rrotullim të ndodh ngadalë brenda 24 orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version