Telegrafi

Pas kërcënimit se mund të jetë vendosur mjet shpërthyes, mbyllet kulla Eiffel – policia evakuon qytetarët

Kulla Eiffel në Paris është evakuuar nga forcat e rendit pas kërcënimeve se është vendosur një bombë, shkruan Daily Mail.

Forca të shumta të policisë kanë bërë kordonin përreth kullës në Paris, pasi që një telefonatë anonime ishte realizuar duke pretenduar se mjet shpërthyes është vendosur atje, transmeton Telegrafi.

Për shkaqe sigurie është mbyllur e tërë zona përreth, ku qytetarët janë këshilluar të shmangin këtë zonë derisa të përfundojë operacioni i policisë për kërkimin e mjetit shpërthyes.

“Kulla Eiffel është mbyllur në një vendim tjetër, sepse një telefonatë anonime pretendonte se mund të jetë vendosur një bombë”, thuhet në kumtesën e zyrës për informim të kullës ikonike.

Kujtojmë që Eiffelin brenda një viti e vizitojnë mbi 6 milionë qytetarë nga e mbarë bota, dhe vazhdimisht policia pranon telefonata për kërcënime me lëndë të ndryshme shpërthyese – që pas hetimeve rezultojnë të jenë mashtrime. /Telegrafi/