Site icon Telegrafi

Pas kërcënimeve nga ISIS-i, CR7 punëson si turpërojë një luftëtar demash dhe një sportist të MMA-së

Foto: Sport.sky.it

Pasi jemi shumë afër Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ autoritet vendase të sigurisë kanë bërë hapat e fundit që çdo gjë të jetë në rregull.

Por, duarkryq nuk janë duke qëndruar as lojtarët, të cilët nuk dëshirojnë që ndonjë incident t’i ndodh atyre apo familjes së tyre.

Cristiano Ronaldo një nga lojtarët më të përfolur dhe më ndikim në botën e futbollit, tashmë ka angazhuar njerëz që do të përkujdesën për sigurinë e tij.

Nuno Marecos, njeriu përgjegjës për sigurinë e Ronaldos (Foto: Facebook/Nuno Da Cruz Marecos)

Javë më parë portugezi është kërcënuar nga ISIS-i dhe duket se kjo e ka shtyrë atë të gjejë turpërojë të një niveli të madh.

I pari është Nuno Marcecos, me profesion ‘forcados’ (njëri që përleshet fizikisht me dema), por ky nuk është profesioni i vetëm i tij.

https://www.youtube.com/watch?v=yX6Pvk5ATWY

Ai në të kaluarën ishte edhe parashutist ushtarak, por edhe sportist i MMA (arte të përziera marciale).

Nuno ka ardhur si kërkesë e Ronaldos, i cili pasi e ka parë atë në ndeshjet me dema e cilësoi si një nga njerëzit më të fortë që ka parë ndonjë herë.

Cristiano Ronaldo dhe sportisti i MMA-së, Goncalo Salgado (Foto: PA/INSTAGRAM/@GONCALOSALGADOMMA)

Por, Nuno do të ketë edhe ndihmën e sportistit të njohur të MMA, Goncalo Salgado. /Telegrafi/

Goncalo Salgado duke i qëndruar afër Ronaldos dhe të dashurës së tij pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev (Foto: SABADO)

 

 

Exit mobile version