Aktori turk ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Can Feda”.
Burak Ozçivit është dërguar me urgjencë në spital, ku u konstatua se ka këputur ligamentet e këmbës së majtë.
Por, tek sot është lajmëruar aktori i njohur më mirë si “Kemali” duke pohuar se është mirë me shëndet.
“Mos u brengosni, unë jam mirë. Shumë shpejt do t’i kthehem xhirimeve. Për mesazhet jam shumë falënderues. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar aktori në imazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Megjithatë, mediat raportojnë se do t’i duhen rreth një muaj 32-vjeçarit që të rikthehet në filmimet e filmit.
Ndryshe, mediat ditë më parë kanë raportuar se Ozcivit ka tradhtuar gruan me modelen, Victoria Bonya.
Theksojmë se kjo e fundit ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediave turke. /Telegrafi/