Site icon Telegrafi

Pas këngës që iu bë virale, Mozzik takohet me të bijën: Fryma ime, të dua

Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditë më parë u bë viral me publikimin e një kënge të re që i dedikohej të bijës, Hanës.

Projekti në fjalë flet për raportin me vajzën e tij, e po ashtu pati detaje edhe nga ndarja me ish-bashkëshorten, reperen Loredana Zefi.

Ai këtë herë tregon se është ribashkuar me të bijën teksa shihen bashkë në natyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Fryma ime. Të dua”, ka shkruar rap-artisti krahas videos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Postimi mblodhi komente e reagime të shumta pozitive, shumë prej të cilëve dolën në krah të 27-vjeçarit.

“Të dua” ndryshe deri më tani ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në YouTube.

Mozzik u nda nga Loredana përfundimisht vitin e kaluar, pasi tentuan të rikthejnë edhe një herë lidhjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version