Site icon Telegrafi

Pas këngës patriotike, Stresi po vjen me klip gangsterësh

Ditë më parë solli këngën më të me motive patriotike “Me krahë shqipes nga Tropoja”, në bashkëpunim me Arif Dushajn.

Njëherazi ishte këngë e parë dhe e vetme deri më tani që e kemi parë në një këngë të këtij zhanri muzikor.

Por, duket se për njëkohës të gjatë nuk do ta shohim më në kësi projekte Arkimed Lushajn, i cili i është rikthyer stilit të tij.

https://youtu.be/OofZeOWFVY8

Përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë tjetër, e cila do të përmbajë edhe fjalë të ashpra.

“Gunshot”, titullohet kënga e re gjersa Stresi ka publikuar një video të shkurtër teksa shihet duke bërë jetë prej gangsteri.

Lexo po ashtu Stresi dhe Kejsi zbulojnë detajet e martesës në ‘fshehtësi’

Theksojmë se kënga e fundit e reperit është shikuar mbi 310 mijë herë në YouTube dhe është pritur mirë prej publikut.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe këngë dhe projekte të reja gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

Exit mobile version