Këngëtarja Vesa Luma, vazhdon ta kujtojë me nostalgji ditën e saj të martesës me reperin Big Basta.
Pas katër vitesh martesë, ajo ka treguar se nga e gjeti frymëzimin për fustanin e saj të nusërisë, i cili ishte në formën e shkurtër.
Ajo tregoi se u inspirua nga një prej modeleve në klipin “November Rain”, ku me të parë videon për herë të parë, e kishte kuptuar se fustani i saj i nusërisë do të ishte në atë stil.
“Nga momenti i parë që pashë këtë video legjendare, u betova se ky do të ishte fustani im i martesës… ose i ngjashëm”, ka shkruar Vesa, në një video të klipit, të ndarë me fansat në InstaStory.
Çifti Vesa Luma dhe Big Basta përndryshe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Liam.
Prej më shumë se dy vitesh, dyshja janë shpërngulur në Zelandën e Re, vend ky në të cilin ata tashmë janë banorë rezidentë. /Telegrafi/