Telegrafi

Pas katër ditëve në spital, Janeva sot do të kthehet në burg

Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, pas katër ditëve në spitalin “Zhan Mitrev”, sot do të duhet të kthehet në paraburgim në burgun hetues “Shkupi”.

Avokatja e saj Irena Frçkovska, tha se pret që Janeva të lëshohet nga spitali, ku edhe do të marrin më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pritet që nga spitali të del sot pasdite dhe atëherë do të kemi më shumë detaje”, tha ajo.

Për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, Janeva javën e kaluar nga burgu u transferua në klinikën “Zhan Mitrev”.

Janeva është e dyshuar për përfshirje në rastin “Haraçi”./Telegrafi/