Saktë pas 42-viteve, objekti i kopshtit ‘Sonçogled’, e cila gjendet në rrugën Lokov në territorin e Kisella Vodës, do të ketë pamje të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Investimi për riparimin e kopshtit është pothuajse 900 mijë denarë.
Kjo është faza e parë nga riparimi i përgjithshëm i kopshtit, e cila daton prej vitit 1975, në të cilën deri më tani nuk ka pasur asnjë riparim. Faza e dytë nga riparimi, do të realizohet deri në fund të vitit 2017, ndërsa faza e tretë pritet të mbarojë në vitin 2018.
Kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiq, sot ka monitoruar riparimin për kushte më të mira të kopshtit, e cila pothuajse kujdeset për 260 fëmijë. /Telegrafi/