Site icon Telegrafi

Pas katër barazimesh radhazi, Arsenali u rikthehet fitoreve me goleadë

Arsenal vs Newcastle (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Arsenali u është rikthyer fitoreve pas katër barazimeve radhazi në Ligën Premier, duke e mposhtur Newcastle Unitedin 4-0 në kuadër të javës së 26-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse të dyja skuadrat kishin shanse të mira për të shënuar.

Në të dytën, The Gunners kishin një fytyrë tjetër, e që arritën të shënonin dy herë.

Arsenal vs Newcastle (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Fillimisht ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Nicolas Pepe.

Tre minuta më vonë, Pepe arriti të futej edhe në listën e realizatorëve, derisa u asistua nga Bukayo Saka.

Arsenal vs Newcastle (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë arritën ta realizonin edhe golin e tretë me anë të Mesut Ozilit në minutën e 89-të, derisa të katërtin e shënoi Alexander Lacazette (90+4′), për t’i marrë kështu tri pikë të plota pas katër javësh.

Arsenali vazhdon të jetë në venin e dhjetë me 34 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të takohen me Evertonin, por fillimisht do të luajnë me Olympiacosin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pfi8Cadq0W4&ab_channel=WebNews24

https://www.youtube.com/watch?v=2aQ79EVjs58&ab_channel=Jankzz

https://www.youtube.com/watch?v=QacELmUvW-g&ab_channel=actualfootball

https://www.youtube.com/watch?v=Y5wTVhwEWgs&ab_channel=actualfootball

Exit mobile version