Lautaro Martinez është suspenduar edhe zyrtarisht me dy ndeshje mos lojë shkaku i kartonit të kuq në barazimin e Interit ndaj Cagliarit në fundjavën e kaluar.
Sulmuesi argjentinas fillimisht ishte ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj lojtarit kundërshtar, e që pak sekonda më vonë pasoi edhe i kuqi.
Martinez ishte vërsulur ndaj gjyqtarit të takimit shkaku se faulli do të duhej të ndalej për të dhe jo kundër tij, e që u suspendua nga takimi.
https://twitter.com/MESSIANO_FX/status/1221597296464449542
Më pas, argjentinasi e humbi kontrollin dhe goditi topin derisa po largohej nga fusha, për të pasuar më pas suspendimi me dy ndeshje.
Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë vendosi po ashtu që ta ndëshkonte edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh.
Pas këtij dënimi, Interi nuk do të mund të llogarisë në lojtarin për takimin ndaj Udineses dhe në derbin lokal kundër Milanit. /Telegrafi/