Site icon Telegrafi

Pas karrierës së tij futbollistike, David Beckham i përkushtohet jetës bujqësore: Një pulë iu bashkua në video

David Beckham (Foto: Instagram)

Pas karrierës së tij futbollistike, David Beckham filloi bujqësinë dhe rritjen e pulave në pronën e tij.

Ai ka postuar një seri fotosh në Instagramin e tij, ku tregon se si i pëlqen jeta bujqësore.

Postimi i tij ka mbi 900 mijë pëlqime dhe disa nga fanset femra kanë shkruar në komente se i shkon shumë jeta fermerit.

David Beckham (Foto: Instagram)

Beckham ka ndarë më herët lajme nga kopshti i tij dhe në një nga videot i është bashkuar një “pulë e lezetshme”.

Kjo video arriti gati 800 mijë pëlqime dhe një sërë reagimesh pozitive.

David Beckham (Foto: Instagram)

David dhe Victoria Beckham kanë mbajtur pula dhe bletë në pronën e tyre prej 6 milionë funtesh në Cotswolds për disa vite dhe shpesh theksojnë se u pëlqen të bëjnë mjaltë për të gjithë familjen. Me kalimin e kohës, ferma e tyre e vogël është kthyer në një vend ideal për një pushim nga përditshmëria, të cilën ata të dy e shijojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version