Telegrafi

Pas kaosit politik, “Kasandra” kërkon liri të shprehjes për venezuelasit

Venezuela tashmë është në një kaos total, ku shkaku i protestave ka njerëz të vdekur.

Tashmë pas zgjedhjeve nacionale, dy kandidatë të ndryshëm kanë shpallur veten si president të vendit.

Nicolas Maduro po vazhdon të thotë se është president legjitim i shtetit venezuelian.

Gjithashtu edhe Juan Guaido ka shpallur veten fitues dhe president i ri, i cili ka marr përkrahjen e shteteve Perëndimore.

Poashtu, ky i fundit ka marrë edhe mbështetjen edhe të aktores më të njohur të vendit, Coraima Torres, e cila te shqiptarët njihet me rolin e Kasandrës.

Në fakt, aktorja përmes llogarisë personale në Instagram ka kërkuar që venezulianët të jenë të lirë dhe presidenti të jetë sipas votës së tyre që i dha besimin Guaidos.

“23 janar. Venezuela e lirë. Venezuela me britma lirie”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Ndryshe, Torresin do ta shohim në projekte të tjera serike si dhe filmike që do të shfaqen në javët në vazhdim. /Telegrafi/