Mbështetësit e Donald Trumpit kanë shkaktuar kaos duke hyrë në Kongresin Amerikan.
Protestuesit u treguan të dhunshëm duke shkatërruar shumçka teksa raportohet se një grua u lëndua në qafë pas të shtënave me armë.
Presidenti aktual, Trump ka reaguar sërish përmes një video në rrjetet sociale teksa u ka kërkuar mbështetësve të shkojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Unë e di dhimbjen tuaj, unë e di lëndimin tuaj. Ne patëm zgjedhje që na u vodhën. Ishin zgjedhje të mëdha dhe të gjithë e dinë atë, veçanërisht pala tjetër, por ju duhet të shkoni në shtëpi tani”, thotë ai.
“Ne duhet të kemi paqe, duhet të kemi ligj dhe rend duhet të respektojmë njerëzit tanë të mëdhenj në rend dhe rregull. Ne nuk duam që askush të lëndohet”, thotë ai.
Gjithashtu edhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka reaguar duke thënë se kjo nuk është Amerika.
Ndryshe, Kongresi është dashur që gjatë ditës së sotme të legjitimonte fitoren e demokratit, Biden. /Telegrafi/
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1346928882595885058