Elbasan Rashani e përmbylli një vit mjaftë të suksesshëm në Norvegji me Rosenborgin.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka triumfuar edhe në finalen e Kupës së Norvegjisë.
Rosenborg triumfoi lehtësisht në finale duke mposhtur 4-0 skuadrën e Kongsvinger.
Në këtë takim Rashani luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë që javë më parë, Rosenborg triumfoi edhe në kampionat.
23-vjeçari në kuadër të Kupës së Norvegjisë ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.
Ndërkohë në kampionat, Elba ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/